Autobus Shqipëri Greqi. Udhëtoni nga Tirana, Shkodra, Laçi Lezha,Durrësi, Lushnja, Fieri, Patosi, Berati, Kuçova, Ura Vajgurore, Elbansani, Gjirokastra Tepelena për në Athinë, Pire, Korinth, Patra, Egjio, Megara, Elefsina, Mesologji , Arta.  Autobusi do niset çdo ditë në orën 5.00 nga Tirana.

Për të rezervuar vënd komunikoni me numrat e telefonit në zyrat tona duke klikuar këtu  https://bit.ly/2ACJMJj ose komunikoni me agjensinë tonë qëndrore në Tiranë në numrat +355 42233050 +355692061989 +355694486475

Mënyra e udhëtimit

Sipas vendimit të qeverisë Greke, (Αριθμ. Δ1α/ΓΠ.οικ. 36808/14-6-2020 i publikuar në Fletoren zyrtare me 14-6-2020 Numri i publikimit 2283) Greqia do vazhdoj të ketë të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më datë 30 Qershor 2020. Sipas këtij vendimi lidhjet e transportit të udhëtarëve qoftë me autobus, qoftë me anije janë të ndaluara, dhe si pasoj nuk lejohet kalimi i drejtpërdrejtë i asgjë autobusi nga pikat kufitare Greke (si në hyrje ashtu dhe në dalje). Qytetarët lejohen të kalojnë vetëm me këmbë.

Për këtë arsye jemi të detyruar të ndërrojmë mënyrën e udhëtimit. Deri më datë 30/6  dhe deri në hapjen e plotë të kufijve, nga Shqipëria në pikën kufitare të Kakavisë do udhëtoni me një autobus, dhe nga Kakavia në destinacionin tuaj në Greqi me tjetër autobus. Pra udhëtimi do bëhet me dy autobus ku në pikën e kufitare të Kakavisë do bëhet ndërrimi i autobusëve. Kërkojmë ndjesë për këto ndryshime por kjo është dhe e vetmja mënyrë për të udhëtuar nga Shqipëria në Greqi, dhe nga Greqia në Shqipëri këtë moment.

Ngaqë kalimi nga dogana Greke në atë Shqiptare dhe anasjelltas bëhet me këmbë, jeni të lutur të merrni vetëm një bagazh me vete (një valixhe). Në Kakavi kemi bashkpuntorë të Top Lines që do ju shoqërojnë dhe orjentonjë.

Sygjerojmë të udhëtojnë vetëm personat që është e nevojshme të udhëtojnë.

Numri i pasagjerëve që lejohen të udhëtojnë

Sipas vendimit të qeverisë Greke, (Αριθμ. Δ1α/ΓΠ.οικ. 36857 /14-6-2020 i publikuar në Fletoren zyrtare me 14-6-2020 Numri i publikimit 2277) kapaciteti i lejueshëm i pasagjerëve që lejohen të udhëtojnë në një autobus është 65% i numrit të vëndeve që disponon një autobus.  Autobusët që do udhëtoni janë 50 vëndësh, pra lejohet në autobus të ketë deri në 35 pasagjerë. Duke u bazuar në këtë vendim  dëshirojmë tju bëjmë të ditur se NË SEDILJE EKZISTON MUNDËSIA MOS TË JENI VETËM, POR ME PERSON TJETËR
Për këtë arsye
1. Personat që janë familjarë do ulen bashkë
2. Fëmijët me prindërit do ulen bashkë
3. Personat që udhëtojnë me miqt e tyre (shokë, kushurinj etj) do ulen bashkë

Pasagjetërt gjatë gjithë udhëtimit janë të detyruar të kenë veshur maskë.

Duke filluar nga data 16/6 asnjë qytetarë NUK DO JETË i detyruar të jetë në vetizolim (karantinë) qoftë në Greqi, qoftë në Shqipëri

Kush mund të udhëtoj

Në Shqipëri mund të hyjnë të gjithë qytetarët pa përjashtim. (Qoftë qytetarë Shqiptar, qytetar Grek, qytetarë europian, si dhe qytetarët që ju ka mbaruar pasaporta dhe dë shkojnë ta rinovojnë atë)

Deri tani bëhet e ditur se në Greqi  do vazhdojnë të lejohen  të hyjnë këto qytetarë:

  • Punëtorët Sezonal me leje të posaçme
  • Të gjithë qytetarët shqiptare me leje qëndrimi në Greqi
  • Të gjithë qytetarët që kanë visë greke
  • Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke apo europiane (ose me pasaportë ose me karte identitetit)

Për qytetarët me vërtetim blu, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu, duhen të jenë të pajisur me një vërtetim të vëndqëndrimit të tyre në Greqi, (kontrata e shtëpisë ose vërtetime E1) sepse është vënë re që policia greke i kërkon dhe në disa raste nuk ka lejuar të kalojnë qytetarë me vërtetim blu.

Në Greqi nuk lejohen të kalojnë

  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista  dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë
  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit
  • Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë
  • Qytetarë që kanë pasaportë e cila nuk i përket asnjë shteti të zonës Shengen