Firma jonë

Firma jonë

Firma Top Lines u krijua në vitin 2010 dhe aktivizohet në linjën ndërkombëtare të udhëtarëve mes  Shqipërisë dhe Greqisë . Qëllim yne është të ofroj cilësi të lartë në transportin ndërkombëtarë të udhëtarëve ndaj, dhe ne  synojmë të ofrojmë një udhëtim komod dhe të sigurtë për udhëtarët tanë.

Zyra qëndrore e firmës sonë në Tiranë ndodhet në në adresën Bulevardi Zogu I-rë. Për shërbimin më të mirë të udhëtarëve tonë firma jonë disponon një numër të madh zyrash në qytetet kryesore nga kalon linja jonë. Shkodër, Lezhë, Laç, Durrës, Elbasan, Rrogozhinë, Fier, Patos, Kuçovë, Ura Vajgurore, Berat.

Çdo ditë kryejmë  4 udhëtime nga Shqipëria për në Greqi, në mbi 10 destinacione, Janinë, Arta,  Amfiloxia, Agrinio, Patra, Egjio, Korinth, Megara, Elefsina, Pire, Athinë.

Firma Top Lines  operon dhe në sektorin e turismit vëndas  ku ofron mundësinë të dhënjes me qera të autobusëve tek zyra turistike.

Flota e firmës Top Lines përbëhet nga 20 autobusë modernë Man, Setra dhe Neoplan si dhe 4 Vito Mercedes-Benz,  Exclusive limo mini bus Mercedes-Benz. Këto mjete përbëjnë një zgjidhje të cilësisë të lartë të cilat janë të gatshme të ofrojnë udhëtime komode dhe të sigurta

Firma jonë disponon ISO 9001:2008 dhe ISO 39001:2012. Personeli jonë është i trajnuar për situata emergjencas dhe dhënjes së ndihmës së parë , dhe paralelisht trajnimi i tyre është i vazhdueshëm.

Autobusët e firmës sonë, nga 7 deri në 63 vëndësh, janë të teknollogjisë moderne, të pajisura me sistemet më modern sigurie dhe komoditeti (ABS, ASR, ESP, GPS-navi, PARKTRONIC, kamera me kontroll vizual të plotë , Wi-Fi, sisteme GPS etj.

Nga viti 2010 firma jonë ka investuar tek 20 mjete të reja me teknollogji antindodje, duke i furnizuar me naftë më “miqësore” për ambjentin Diesel Best Action, duke ulur ndotjet për ambjentin, si dhe zhurmat e prodhuara. Qëllimi i firmës sonë është rinovimi i vazhdueshëm i flotës sonë, që të arrijmë moshën mesatare 5 vjet.

Gjithashtu firma jonë merr përsipër transport me mjete luksoze dhe mini bus. Shërbimi VIP i dediktohet udhëtarëve që dëshirojnë një udhëtim më personal. Shpejt, me komoditet dhe siguri të lartë, flota e mjeteve tona është në dispozicionin tuaj tju tranportoj kudo që dëshironi.

Faqja e internetit në Greqi https://www.top-lines.gr/

Lexoni rreth firmës sonë https://top-lines.al/firma-jone-top-lines-autobuse-nderkombetare-greqi-shqiperi/