Qytetarët të cilët janë gjobitur në Greqi (por dhe në shtetet e tjera)  gjatë periudhës së karandinës dhe mbylljes së kufirit Shqiptar, nga data 1 mars deri më 1 qershor, për arsye të shkeljes së afatit 90 ditor të qëndrimit në Greqi,  duhet të aplikojnë për rimbursim deri më datë 10 dhjetor.

Të gjithë individët që kanë kryer tashmë aplikimin, por që ende nuk kanë plotësuar mangësitë në dokumentacionin e tyre, ftohen ta dërgojnë këtë dokumentacion  brenda datës 10 dhjetor 2020 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT ose në adresën email [email protected].), duke mos harruar të vendosin edhe një numër kontakti.

Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të dërgojë:

  • mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar,
  • formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare;
  • vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit);
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);
  • të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN);
  • numër kontakti personal ose adresë email.

Lajmërimi i plotë i Drejtorisë së Tatimeve mund ta gjeni këtu https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1458/njoftim-final-per-rimbursimin-e-gjobave-te-vendosura-shtetasve-shqiptare-jashte-republikes-se-shqiperise-si-pasoje-e-situates-se-shkaktuar-nga-covid-19