Të nderuar udhetarë të Top Lines.  Dëshirojmë tju informojmë udhëtimet me autobus nga Tirana, Shkodra, Laçi Lezha,Durrësi, Lushnja, Fieri, Patosi, Berati, Kuçova, Ura Vajgurore, Elbansani, Gjirokastra Tepelena për në Athinë, Pire, Korinth, Patra, Egjio, Megara, Elefsina, Mesologji , Arta në datat 30 dhe 31 Dhjetor do kryhen normalisht.  Me datën 1 Janar nuk do kryhen udhëtime. Udhëtimet do fillojnë sërisht në datën 2 Janar

  • Nisja çdo ditë në orën 2.30 nga Tirana.

Për të rezervuar vënd komunikoni me numrat e telefonit në zyrat tona duke klikuar këtu  https://bit.ly/2ACJMJj ose komunikoni me agjensinë tonë qëndrore në Tiranë në numrat +355 42233050 +355692061989 +355694486475

Mënyra e udhëtimit

Sipas vendimit të qeverisë Greke, Δ1α/Γ.Π.οικ.50676/10.8.2020  Greqia do vazhdoj të ketë të mbyllur kufirin me Shqipërinë. Sipas këtij vendimi lidhjet e transportit të udhëtarëve qoftë me autobus, qoftë me anije janë të ndaluara, dhe si pasoj nuk lejohet kalimi i drejtpërdrejtë i asgjë autobusi nga pikat kufitare Greke (si në hyrje ashtu dhe në dalje). Qytetarët lejohen të kalojnë vetëm me këmbë.

Për këtë arsye jemi të detyruar të ndërrojmë mënyrën e udhëtimit.Deri në hapjen e plotë të kufijve, nga Athina në pikën kufitare të Kakavisë do udhëtoni me një autobus, dhe nga Kakavia në destinacionin tuaj në Shqipëri me tjetër autobus. Pra udhëtimi do bëhet me dy autobus ku në pikën e kufitare të Kakavisë do bëhet ndërrimi i autobusëve. Kërkojmë ndjesë për këto ndryshime por kjo është dhe e vetmja mënyrë për të udhëtuar nga Shqipëria në Greqi, dhe nga Greqia në Shqipëri këtë moment.

Ngaqë kalimi nga dogana Greke në atë Shqiptare dhe anasjelltas bëhet me këmbë, jeni të lutur të merrni vetëm një bagazh me vete (një valixhe). Në Kakavi kemi bashkpuntorë të Top Lines që do ju shoqërojnë dhe orjentonjë.

Për çmimin dhe disa sqarime për mënyrën e udhëtimit ju lutem lexoni këtu Deklaratë e Top Lines për mënyrën e udhëtimit si dhe çmimin e biletës

Sygjerojmë të udhëtojnë vetëm personat që është e nevojshme të udhëtojnë.

 

Numri i pasagjerëve që lejohen të udhëtojnë

Sipas vendimit të qeverisë Greke, (Αριθμ. Δ1α/ΓΠ.οικ. 40381 27-6-2020 i publikuar në Fletoren zyrtare me 27-6-2020 Numri i publikimit 2601) kapaciteti i lejueshëm i pasagjerëve që lejohen të udhëtojnë në një autobus është 65% i numrit të vëndeve që disponon një autobus.  Autobusët që do udhëtoni janë 50 vëndësh, pra lejohet në autobus të ketë deri në 35 pasagjerë. Duke u bazuar në këtë vendim  dëshirojmë tju bëjmë të ditur se NË SEDILJE EKZISTON MUNDËSIA MOS TË JENI VETËM, POR ME PERSON TJETËR
Për këtë arsye
1. Personat që janë familjarë do ulen bashkë
2. Fëmijët me prindërit do ulen bashkë
3. Personat që udhëtojnë me miqt e tyre (shokë, kushurinj etj) do ulen bashkë

Pasagjetërt gjatë gjithë udhëtimit janë të detyruar të kenë veshur maskë.

Çdo qytetar që hyn në Greqi do i detyruar të jetë në vetizolim (karantinë) . Kush hyn në Shqipëri nuk është i detyruar të karantinohet

Çdo qytetar që hyn në Greqi duhet të jetë i pajisur me test negativ PCR Për më shumë lexoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/testi-pcr-per-te-hyre-ne-greqi-si-duhet-te-jete-dhe-cfa-te-dhenash-duhet-te-kete/

Kush mund të udhëtoj

Në Shqipëri mund të hyjnë të gjithë qytetarët pa përjashtim. (Qoftë qytetarë Shqiptar, qytetar Grek, qytetarë europian, si dhe qytetarët që ju ka mbaruar pasaporta dhe dë shkojnë ta rinovojnë atë)

Greqia  vazhdon të ketë të mbyllur kufirin për turistët Shqiptar si dhe personat që dëshirojnë të udhëtojnë me 90 ditorëshin,  duke u bazuar në listën e Bashkimit Europian, ku qytetarëve Shqiptarë nuk ju dha mundësia të udhëtonin në zonën Shengen. Për të mësuar kategorinë e pasagjerëve që mund të hyjnë në Greqi, si dhe atyre që i është e ndaluar të hyjnë ju lutem klikoni tek lidhja e mëposhtëme

https://www.top-lines.gr/sq/kush-lejohet-te-hyj-ne-greqi/

Gjithashtu për të gjithë qytetarët që lejohen të hyjnë në Greqi, është e detyrueshme të kenë plotësuar 24-48 orë përpara udhëtimit të tyre Protokollin e Mbërritjes në Greqi. Protokollin mund ta gjeni këtu

https://www.top-lines.gr/sq/plf-protokolli-i-arritjes-ne-greqi-kush-duhet-ta-plotesoj-si-ta-plotesoni-cfar-duhet-te-beni-kujdes/